Ka përfunduar trajnimi në orientim dhe moobilitet, për asistetet e Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës, trajnim ky që ishte lansuar në muajin qershor nga Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan.
Si rezultat i këtij trajnimi është certifikuar gjenerata e parë e asistentëve për fëmijë dhe nxënës me nevoja të veҫanta.
“Shoqata e të Verbërve e Gjilanit është model për zhvillimin e potencialit të komunitetit në të gjitha sferat ka thënë ndër tjerash, Nënkryetari i Shoqatës së të Verberve të Kosovës me seli në Prishtinë, Daut Hoxha.
Ai ka përgëzuar asistentet për pjesëmarrje aktive në këtë trajnim duke iu thënë se janë me fat që i përkasin Komunës së Gjilanit.
Kurse, Liridona Ukshini-Kosumi zyrtare nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ka falemderuar Bordin Drejtues të SHNV-s dhe kryetarin e saj qe e ka ndihmuar DKA-në, respektivisht asistentët për tu marrë dhe kompletuar me trajnimin e Oriemtimit dhe Mobilitetit.
Në ceremoninë e ndarjës së certifikatave i pranishëm ishte edhe Fatmir Shurdhani Menaxher i “Handikosit në Gjilan i cili ka folur për punën dhe bashkëpunimin e thellë që kanë këto dy OJQ për personat me aftësi të kufizuara.
Ndarja e certifikatave u bë nga kryesusja e Ekipit për vlerësim të fëmijëve nga Drejtoria Komubale e Arsimit, Liridona Ukshini Kosumi bashkë me kryetarin e Shoqatës. Bajram Spahiun dhe instruktoren Valdete Hoxha
Deri më tani këtë trajnim e kanë vijuar 12 asistentë, ndërsa në pritje të vijimit të trajnimit janë edhe 26 prej tyre nga komuna e Gjilanit, Lipijanit dhe Prishtinës, nëse komunat mbeshtesin në tërësi këtë trajnim me interes të përgjithshëm. /2LONLINE.com/