DYLON

Gjilan: Kolonel Rukiqi kërkon ngritje të performancës në Policinë e Kosovës

Gjilan: Kolonel Rukiqi kërkon ngritje të performancës në Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtori  i Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt takimit zyrtar me stafin udhëheqës të kësaj  Drejtorie.

Kolonel Agron Rukiqi falënderoi punonjësit policor të DRP-Gjilan përfshirë Stacionet dhe Nënstacionet Policore për punën profesionale dhe përkushtimin e treguar gjatë ditës së “Zgjedhjeve” me 14 nëntor 2021.  

EkoHigjiena

Kolonel Rukiqi ka kërkuar ngritjen e performancës, aktivitete të shtuara me qëllim preventivën, reagimin në kohë sa më të shkurtër në raste ku kërkohet prezenca policore, ngritjen e nivelit të disiplinës dhe efikasitetet gjatë kryerjes së detyrave.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me institucionet dhe me prioritet bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte  për të gjithë qytetarët e saj” u tha në këtë takim.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.