Lideri i Lëvizjes për Reforma – PD, Sylejman Çerkezi, ka takuar Kryeministrin Mustafa.
Në këtë takim Mustafa -Çerkezi, u fol për gjendjen aktuale politike në vend si dhe për procesin e reformes zgjedhore që po e pret vendin, thuhet në një komunikatë të PD-së lëshuar nga Fidan Mustafa, sekretar i përgjithshëm.
“Çerkezi e njoftoi kryeministrin Mustafa për gjendjen aktuale në Partinë e Drejtësisë, për procesin reformues brenda PD-së si dhe për bashkëpunimet politike.
Kryeministri Mustafa, shprehi angazhimin e tij për proceset politikë në vend si dhe për mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen.
Sylejman Çerkezi eshtë udhëheqës i grupit reformuese brenda PD-së, e cila u mbështetet nga shumica dërrmuese e Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të Partisë por që nga KQZ u cilësua si jo statusore”, thuhet në fund të komunikatës.