“Nuk mund të bëhemi më shumë serbë nga vetë serbët”, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, i pyetur se a munden serbët të llogarisin në veton ruse në Këshillin e Sigurimit nëse shtrohet çështja e karriges për Kosovën në OKB, meqë Serbia nuk është në gjendje që vetë ta bllokojë rrugën e Kosovës drejt KB-së.Diplomati rus tha në një në intervist për gazetën “Novosti” të Beogradit tha se, para së gjithash kjo është çështje e vetë Serbisë dhe e vullnetit të saj politik, transmeton QIK-u.
Sipas, tij, “Rusia do që ta mbështesë Serbinë në KB, nëse kjo është e domosdoshme, por këtu është me rëndësi të kuptohet strategjia e Beogradit”.
Lidhur me situatën në Kosovë, ai tha se qëndrimi i Moskës është i qartë dhe gjithmonë në mënyrë direkte apo indirekte ka mbështetur përpjekjet e Serbisë për ruajtjen e integritetit, me anë të së drejtës ndërkombëtare.
“Angazhohemi për zgjidhjen e situatës në Kosovë, duke respektuar interesat e serbëve, që gjenden atje dhe garancinë se vlerat e tyre kulturore do të mbrohen”, tha ambasadori rus.
Sipas tij, Moska nuk ka ndikim në rrjedhën e negociatave aktuale, sepse siç tha, “kërkesa e qeverisë serbe ka qenë që ato të zhvillohen përmes BE-së e jo OKB-së. Ai tha se Moska nuk ka parë asnjë letër si rezultat i atyre negociatave me ndërmjetësimin e BE-së të cilin do të mund ta mbështesnin zyrtarisht dhe ndaj tij të përcaktohen.