Mesfushori kosovar, Bersant Celina, ka pësuar një lëndim me Swensean dhe është në proces të rikuperimit.
Trajneri Bernard Challandes, ka bërë të ditur që Celina mund të mungoj në grumbullimin e ardhshëm që fillon më 2 qershor dhe nuk dihet nese do te jete në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Përveç Celinës, Kosovës do ti mungojnë edhe tre mesfushorë tjerë të lënduar, Valon Berisha, Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu.
Ekipi kombëtar i Kosovës do të grumbullohet më 2 qershor për t’i filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe kundër Bullgarisë më 10 qershor. Këto ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për EURO 2020.