Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 mijë ushtarë dhe 4 njësi komanduese. Ministri i FSK-ës, Agim Çeku i prerë thotë se NATO nuk ka autoritet të marrë vendime për të ardhmen e FSK-ës.
“Ai është vendim autonom i Institucioneve të Kosovës, është vendim i sovranit dhe veç Kosova mund të merr vendim për një gjë të tillë”, pohoi Ministri Çeku në një intervistë për RTK.
Mirëpo ai u shpreh i bindur se edhe në këtë proces, Kosova do ta ketë mbështetjen e NATO-së.