Sot në Komunën e Vitisë u realizua dhurimi vullnetar i gjakut, aktivitet ky nën organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me moton “Çdo dhurues gjaku është një hero”.
“Aksione të tilla realizohet vite me radhë në komunën tonë. 27 qytetarë sot iu bashkuan aksionit të dhurimit të gjakut, 27 jetë të shpëtuara në të ardhmen, faleminderit secilit qytetarë për përkrahjen në aksion”, thuhet në njoftimin e QKMF-së në Viti.
Aksioni u zhvillua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe Spitalit Regjional të Gjilanit. /2LONLINE/