Sot në Strasbourg të Francës, drejtues të organizatës “Center for Cooperation and Networking of Organizations-CCNO” vizituan organizatën “Association Illkirchoise Parents et Amis de Handicapes mentaux”
“Association Illkirchoise Parents et Amis de Handicapes mentaux – Shoqata Illkirchoise Prindër dhe Shokë me Çrregullime Mendore” është medikale dhe edukative, e cila kujdeset për shëndetin fizik, mendor dhe edukativ për personat me me çrregullime mendore.
CCNO, përfaqësohej nga Mediana Bislimi – drejtoreshë ekzekutive – e cila u takua me Corinne Liégeois-Shefe e Shërbimit nga “Association Illkirchoise Parents et Amis de Handicapes mentaux”.
Në takim u diskutua rreth shkëmbimit të praktikave dhe mundësive të bashkëpunimit, praktika dhe përvoja këto mjaft të dobishme për vendin tonë gjegjësisht zhvillimin e projekteve dhe ndihmën profesionale në këtë sektor. /2LONLINE/