DYLON

Në Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së shënohet dita ndërkombëtare e epilepsisë

Në Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së shënohet dita ndërkombëtare e epilepsisë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së, shënohet dita ndërkombëtare e epilepsisë.

13 shkurti konsiderohet Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, ditë kjo e cila promovon vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin për epilepsinë nё mё shumë se 130 vende tё ndryshme tё botës, duke llogaritur edhe Kosovën.

EkoHigjiena

Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite, është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për gjashtë milionë njerëz në Evropë, të cilët konsiderohen se e kanë epilepsi.

Dr. Valbona Govori, specialiste ne Klinikën e Neurologjisë, theksoi se në këtë klinikë janë trajtuar 1010 pacientë. Ku ndër të tjera, dr. Govori, tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.

Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e qelizave te eksituara nervore. Epilepsia mund të fillojë në çdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri dhe në moshat e shtyra (mbi 65 vjeç).

Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror, bëhet e ditur në njofitmin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.