“Sot, në ambientet e Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave (CCNO), patëm kënaqësinë dhe privilegjin të mirëpresim Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi”, njoftojnë drejtuesit e kësaj organizate.
Ambasadorja u prit ngrohtësisht nga Drejtoresha Ekzekutive e CCNO-së, Mediana Bislimi, së bashku me stafin e organizatës.
Bislimi ka bërë me dije se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi dhe konkretizimi i projekteve për vitin 2025, me fokus në dy fusha kryesore: Diplomacia ekonomike përmes promovimit dhe zhvillimit të bizneseve dhe Diplomacia përmes artit, si mjet për avancimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Takimi reflektoi përkushtimin e përbashkët për avancimin e iniciativave që përforcojnë rolin e Kosovës në nivel ndërkombëtar, duke bashkuar përpjekjet institucionale dhe organizative për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe kulturor”, ka thënë Mediana Bislimi.
Ajo shtoi se CCNO shpreh mirënjohjen e thellë për vizitën dhe mbështetjen e ambasadores Shkëndije Geci Sherifi dhe mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës. /2LONLINE/