Në Malmö të Suedisë, Mediana Bislimi, drejtoreshë në CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Albanska Föreningars Union përfaqësuar nga Ahmet Bella.
Pjesë e vizitës ishin Lindita Salihu-Zyrtare pë Barazi Gjinore në Komunën e Gjilanit, Migjen Fazliu-Drejtor në OJQ-Varg e Vi dhe pjesa tjetër e stafit të CCNO’së, Valmire Rahimi-Menaxhere e Administrates dhe Lahina Brestovci-Menaxhere e Projekteve.
Qillimi i këtij Memorandumi është të mbështes projektet dhe aktivitetet që kontribuojnë në përmiresimin e të drejtave dhe kapaciteteve institucionale të komunitetit shiptar dhe suedez në Suedi dhe më gierë, në fusha si zhvillimi ekonomik në fusha të ndryshme (teknologji, bujqësi), edukimi, mbrojtja sociale, zhvillimi kulturor dhe social, dhe integrimi.
Ky takim u realizu në kuadër të projektit “AgriExchange Kosovo-Sweden,” i cili implementohet nga CCNO dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe ka për qëllim krijimin e lidhjeve B2B ndërmjet komunitetit të Kosovës dhe partnerëve në Suedi, njofton Mediana Bislimi. /2LONLINE/