(2L ONLINE) – Caritasi zviceran ka nisur realizimin e një projekti për furnizim me mjete konkretizimi për paralelet e shkollimit para fillor në disa shkolla të komunës së Vitisë.
Në të shumtën e rasteve, në këto shkolla është ndier nevoje e domosdoshme për furnizim të këtyre mjeteve, andaj kjo u arrit edhe pas marrëveshjes që komuna e Vitisë nënshkroi një memorandum bashkëpunimi ditë më parë me përfaqësuesit e Caritasit zviceran.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Viti Qahil Sinani, theksoi se në kuadër të këtij projekti janë 11 shkolla që kanë përfituar nga ky donacion, ku prej në 4 paralele është bërë shpërndarja kurse pas festive të fund vitit do të bëhet shpërndarja edhe në 7 shkollat tjera.
“Pos furnizimit me mjete konkretizimi në këto shkolla, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar është edhe furnizimi me mjete të nevojshme për Institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Viti, që me të vërtet është ndier nevoja për investim po ashtu me mjete konkretizuese edhe në këtë çerdhe të fëmijëve. Aty parashihet edhe furnizimi me banka e karrige, si dhe mjete didaktike”, u shpreh Sinani.
Ndihma e ofruar për paralelen e parashkollore në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti, ishte e domosdoshme, pasi që për gati dy vite është ndier mungesa e tyre, shprehet mësuesja Ylbere Halabaku.
Ajo thekson se me këtë donacion, mesatarisht janë plotësuar kushtet për punë me nxënësit, ngase me këto mjete konkretizimi, do ta kenë më të lehtë qasjen e punës me fëmijët. Mjetet konkretizuese janë shpërndarë edhe në shkollën “Halil Alidemaj” në Pozheran./2L ONLINE/