13 fermerë të komunës së Vitisë, janë përfitues të bimëve mjekuese, përkatësisht fidane të dredhëzës, në kuadër të projektit të përbashkët të Caritasi zviceranit dhe komunës së Vitisë.
Fermerëve përfitues, përmes një solemniteti i janë shpërndarë sistemi i ujitjes si rezervuar për ujitje, pastaj rrethoja me shtylla betoni, plehra artificial, etj.
Në ceremoninë e ndarjes, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara që të ndihmojnë sektorin e bujqësisë në forma të ndryshme, në bashkëpunim me organizatat dhe shoqatat tjera.
Ai me këtë rast ka falënderuar edhe Caritasin zviceran për gjithë bashkëpunimin që kanë pasur me komunën e Vitisë, ndërkaq ka premtuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, të përkrahin këtë sektor shumë të rëndësishëm, me donacione për bujqit dhe fermerët vitias.
Armonda Jahja, koordinatore e këtij projekti, ka shpreh falënderim për bashkëpunim të ndërsjellët me komunën e Vitisë, posaçërisht me kryetarin Haliti.
Ajo është shprehur se me këtë donacion, është synuar që të mbështeten fermerët në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura nga prodhimet e tyre. Ndryshe, ky donacion, ka ardhur në vazhdën e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta mes komunës së Vitisë dhe Caritasit zviceran, në kuadër të marrëveshjes për implementim të projekteve gjatë vitit 2019/2020.