Mustafa i konfirmon Hazirit mbështetjen për sektorin e bujqësisë

Mustafa i konfirmon Hazirit mbështetjen për sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar sot Gjilanin, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri.

Mustafa i ka konfirmuar Hazirit mbështetjen e madhe për fermerët e Gjilanit, sikur që ka përgëzuar Gjilanin për vlerësimin dhe analizën e dëmeve të shkaktuara në bujqësi gjatë përballjes me Covid19.

“Jam sot këtu që të vizitoj Komunën e Gjilanit dhe fermerët gjilanas dhe njëkohësisht për të konfirmuar mbështetjen e qeverisë së Kosovës për sektorin e bujqësisë, e posaqërisht për këtë regjion, i cili është një ndër hambaret kryesor të përpunimit dhe prodhimit bujqësor në Republikën e Kosovës. Gjilani ka bërë tashmë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi, ku është manifestuar me mungesë të shitjes së të vjelave pranverore pasi që tregjet ishin të mbyllura”, ka theksuar ndër të tjerash Besjan Mustafa.

Ndërkaq, kryetari Lutfi Haziri, pasi falënderoi ministrin Mustafa për vizitën, tha se bujqësia është fusha më e fuqishm e qëndrueshmërisë ekonomike locale.

“Në të gjithë parametrat që ka Gjilani, bujqësia është fusha më e fuqishme e qëndrueshmërisë ekonomike lokale, e prosperitetit në familje dhe e të mirave që mund të ndërtohet jetë e denjë përmes punës. Falënderoj gjithashtu këtë ministri edhe për fondet të cilat i japin input dhe impakt suksesit tonë”, ka thënë Haziri.

“Ministrin Mustafa e kam njoftuar sot me efektet e pandemisë, në jetën e qytetarëve tonë. Këtu në Qendrën Operative të Emergjencave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, e kam njoftuar po ashtu edhe për të gjitha zhvillimet për 68 ditë të përballjes në Gjilan edhe për infeksionin, por edhe menaxhimin me një rol të jashtzakonshëm të institucioneve shëndetësore, civile dhe atyre të sigurisë në këtë proces”, ka shtuar Haziri.

KOMENTE