Ish – futbollisti dhe kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, ndodhet për momentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si shumë personazhe të tjerë publikë, edhe ai po jep ndihmën e tij për të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në SHBA, ai po mbledh fonde për të gjithë familjet apo personat e dëmtuar.
“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe amur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështjeje.
Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”, tha Lorik Cana për “Zërin e Amerikës”
Loriku ka treguar se ka mbledhur, diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë.