Po mbahet takimi i 300-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar ushtruesja e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme.
Këshilli caktoi gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, Mejreme Memaj, ushtruese e detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme të Kosovës nga data 14 dhjetor 2022 deri në zgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të kësaj gjykate.