Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. B..
I pandehuri dyshohet se nga data 14.12.2018 deri më datë 19.12.2018, ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, duke përdorur edhe mjete të ndryshme, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, kjo konstatohet edhe në raportin e lëshuar nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri, mund të përsërisë veprën.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.