20 vjet DRITË në tifoskenë, “Intelektualët” kanë shumë arsye për të festuar

20 vjet DRITË në tifoskenë, “Intelektualët” kanë shumë arsye për të festuar

Viti 2018 ishte pa diskutim viti i FC. Drita, pasi fillimisht triumfoi me titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës, derisa pati paraqitje brilante edhe në garat ndërkombëtare, derisa ishte pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.

Shkruan: Elife SHERIFI – 2LONLINE

Për rekordet dhe sukseset e treguara, Federata e Futbollit të Kosovës e shpalli Dritën ekipin më të mirë për vitin 2018 në Kosovë.

Në formacionin e vitit u zgjodhën dy lojtarë të Dritës, Xhevdet Shabani dhe Endrit Krasniqi

Xhevdet Shabani njëherësh u nderua me çmimin Futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2018 i zgjedhur nga SHGSK.

Betim Haxhimusa u shpall golashënuesi më i mire, ndërsa në listën e më të mirëve gjenden edhe ish lojtari I Dritës, Kastriot Rexha si dhe ish trajneri Bekim Isufi që po ashtu ishin të zgjedhurit e sezonës 2017/2018.

Për koincidencë, pikërisht këtë vit, lojtari i 12-të i Dritës shënon 20 vjetorin e themelimit.

Tifo grupi i zëshëm INTELEKTUALET, këtë vit festojnë si kampion, ndërsa janë kujdesur që të kremtojnë në festë tërë ditore.

Bardh e kaltërit njihen për organizime masive, atmosferën e zjarrtë dhe koreografit unike në përkrahje të KF.Drita dhe jo vetëm të klubit të futbollit, por në çdo sport i cili përfaqësohet me emrin Drita.

Ata ndoqën Dritën e tyre në çdo ndeshje, sfidë, përballje të rëndësishme, në kohë të vështira dhe jo vetëm për klubin, por edhe futbollin kosovar në përgjithësi.

Që nga krijimi i klubit KF. Drita më 1947, tifozët të cilët sot njihen me një emër “Intelektualët” kanë qenë në përkrahje të klubit, ndonëse individualisht apo në grupe.

Që nga viti 1998, të grumbulluar dhe të identifikuar zyrtarisht me emër të përbashkët, “Intelektualët’ nuk janë ndalur së mbështeturi klubet DRITA në disa nga sportet aktive si: KF.Drita, KV.Drita, HC.Drita, KB.Drita dhe të tjera.

Ata ishin lojtari shtesë më i fuqishëm dhe këmbëngulës i klubit në shumë situata të rëndësishme, momente jetike për klubin, në fitore, humbje, gëzim e adrenalinë.

“Intelektualët’ me plot meritë janë pjesë e pandashme e Dritës, e sukseseve, e historisë dhe ata tashmë na kanë dëshmuar se do jenë aty gjithmonë.

Një gjë është e sigurt: Vet ‘Intelektualët’ janë shkëlqimi dhe fitorja më e madhe e Dritës, të cilët më së miri personifikojnë emrin e klubit dhe bëjnë DRITË pas tij.

Në shënim të këtij 20 vjetori, ‘Intelektualët’ sërish janë treguar kreativë, duke organizuar aktivitete të shumta.

Të dielën e 23 dhjetorit, “Intelektualët’ e nisin me një ndeshje të veçantë futbollistike, duke sfiduar ata që i duan më së shumti, lojtarët e KF. Drita.

Dita do të vazhdojë me Bakliadën në qendër të qytetit për të përfunduar me ndejën festive të ditëlindjes me fillim nga ora 20:20.

Për detaje të tjera mund të informoheni në kalendarin e më poshtëm:

KOMENTE