Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve.
I pandehuri Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë është arrestuar me datë 29.08.2017, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të porsalindur.
Për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit