Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Xh. Sh. dhe Sh. C., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve.
Të pandehurit shtetas të Republikës së Kosovës, janë arrestuar me datë 29.08.2017 në ora 04:30 minuta.
Në bazë të deklaratave të dëmtuarës dhe dëshmitareve, të cilat në mënyrë të hollësishme tregojnë veprimtarinë e cila zhvillohet në “King Masage” në Gjilan, pronar i së cilës është Xh. Sh., ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz nga neni 171 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.