Prokuroria: Ndalohet i dyshuari që “vuri në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor”

Prokuroria: Ndalohet i dyshuari që “vuri në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor”

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 24 gusht 2019, tek piceria e tij në Gjilan, i dyshuari M.A., si pronar i saj, ka vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor, me ç’rast nga konsumimi i tyre disa klientëve iu janë paraqitur probleme shëndetësore, për të cilat janë detyruar të kërkojnë tretman mjekësor, ndërsa një numër i tyre janë ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Bazuar në analizat laboratorike, të cilat iu janë bërë mostrave të marra nga pacientët, dyshohet se helmimi i tyre ka ndodhur si pasojë e konsumimit të ‘’Salmonela Enteriditis’’, e cila kryesisht gjendet në salca të ndryshme dhe ushqime tjera, nga i cili janë helmuar rreth 22 persona.

I dyshuari M.A., gjendet nën masën e ndalimit, që nga data 29 gusht 2019, ndërsa sot, brenda afatit ligjor, prokurori kujdestar ndaj tij do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

KOMENTE