Gjykata e Apelit e Kosovës me anë të një urdhërese të nxjerrë më 04.08.2014, ka caktuar 12.09.2014 si datë kur do të mbahet seanca e kolegjit penal ndaj të akuzuarit B. Xhemajli ,njofton Zyra për Informim e kësaj gjykate. B. Xhemajli akuzohet për veprën penale – Rrezikim i trafikut publik nga neni 297 paragrafi.5, lidhur me paragrafin 1 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës.
Seanca do të filloj në ora 13:00. Aty do të shqyrtohen ankesat e Prokurorisë së Shtetit, të akuzuarit dhe përfaqësuesit të palës se dëmtuar, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë P.nr.2277/13 të datës 13.03.2014.