Autoritetet policore kanë bërë me dije se Policia në Kamenicë, përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se në një lokal në fshatin Kopernicë, komuna e Kamenicës, janë duke u luajtur lojëra fatit –KENO, te cilat lojëra me ligj janë të ndaluara.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, Njësitë Reaguese dhe Njësia e Hetimeve kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, pronë e të dyshuarit, banor i këtij fshati. Si dëshmi materiale janë konfiskuar një aparat Keno me të cilat është luajtur kjo lojë , një numër tiketash të basteve si dhe një TV plazma, transmeton Portali 2lONLINE.com
“Të gjitha provat e konfiskuara materiale i janë dorëzuar autoritetit doganor. Për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i shtetit I cili na ka urdhëruar qe rasti te shkojë në prokurori në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/