• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

KFOR-i mban ushtrim të sigurisë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Redaksia 2LONLINE 30 Tetor, 2020 2 min
 KFOR-i mban ushtrim të sigurisë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Operacioni i udhëhequr nga NATO-ja, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe misionin Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, mbajti ushtrimin e integruar të sigurisë për 300 pjesëmarrës për kontrollin e turmës dhe trazirave.

Ushtrimi “Reagimi i Bashkuar” u mbajt në lokacionin e FSK-së në Gjakovë dhe stërviti trupat për qasjen tri-shtresore të sigurisë, që parashikon Policinë e Kosovës si reagues i parë, të mbështetur nga EULEX-i dhe nga KFOR-i si reagues i tretë. Komponenti i KFOR-it, përgjegjës për mbajtjen e ushtrimit, stërviti trupa nga 11 vende, të përbërë nga të gjitha njësitë e zbarkuara në Kosovë.

Ushtrimi i kësaj jave ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të trajnuar forcat e tij të kombinuara dhe, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e tij të sigurisë, t’i dalë ballë çdo situate që mund të paraqitet. Komanda Rajonale – Lindje, e udhëhequr nga SHBA-ja, dizajnoi ushtrim real për të trajnuar të gjithë aktorët që të punojnë së bashku dhe në mënyrë të bashkërenditur të jenë në gjendje të qetësojnë një situatë të tensionuar dhe të kthejnë rendin.

Ushtrimi “Reagimi i Bashkuar” mishëroi praninë e KFOR-it në Kosovë, forcë shumëkombëshe e angazhuar që, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të ofrojë mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, generalmajor Michele Risi nënvijëzoi rëndësinë e trajnimit për të mbështetur misionin e udhëhequr nga NATO-ja: “duke u trajnuar, ne sigurojmë gatishmërinë tonë dhe kjo gatishmëri na mundëson që të fitojmë besimin e nevojshëm. Misioni ynë i sigurisë kërkon që KFOR-i të jetë një forcë parandaluese e besueshme”.

Etiketa:EULEX-in FSK KFOR-i nacionale NATO Policia ushtrim
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

30 Qershor, 2022

Aktakuzë kundër dy zyrtarëve policor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim të lehtë trupor

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com