Po qe se Serbia nuk i gjen përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi – Agron, Yll dhe Mehmet nga brigada e Atlantiku e UÇK-së, do të dëmtohen seriozisht marrëdhëniet me SHBA, Siç theksohet në rezolutën e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan më 22 tetor, “përparimi në zgjidhjen e këtij rasti ose mospasje të rezultateve duhet të mbeten faktor me rëndësi për përcaktimin e marrëdhënieve të mëtejme ndërmjet SHBA dhe Republikës së Serbisë”, transmeton Danas i Beogradit, shkruan koha.
Në rezolutën numër 61 theksohet se askush deri më tash nuk është përgjigjur për vrasjen e tmerrshme të shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi në Petrovo Sello në vitin 1999, ose “për cilëndo vepër penale lidhur e vrasjen e tyre”.
Rezoluta kërkon që zbulimi i vrasësve duhet të jetë prioritet në zgjidhjen e këtij problemi e propozon edhe ndihmë amerikane financiare e profesionale për të.
Në rezolutën tri faqe analizohet rasti Bytyçi, kush janë vëllezërit Bytyçi, likuidimi i tyre në gjysmën e parë të qershorit të vitit 1999 në Petrovo Sello.
Bytyçët janë vrarë me plumb në kokë dhe janë hedhur në varrin masiv me 70 të vrarë të tjerë.
Rezolutën e propozuan kongresistët republikanë Eliot Engel dhe Michel Greem.
Në marsin e vitit të kaluar Gjyqi serbi i Apelit pati liruar nga akuza për këtë vrasje policët Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq.