Bylbyl Sokoli nuk do të jetë trajner i Flamurtarit edhe pse ditë më parë u prezantua si trajner. Këtë e ka konfirmuar tashmë edhe vet trajneri, por edhe udhëheqësit e klubit.
Trajneri kosovar është ndarë me klubin nga Prishtina ende pa e drejtuar asnjë ndeshje.
Lajmin e kanë konfirmuar të dyja palët, ndërsa ka folur edhe kryetari i klubit të Flamurtarit, Imer Ademi.
“Jemi ndarë me Bylbyl Sokolit. Kishte disa mosmarrëveshje të brendshme dhe i kem ndarë rrugët”, ka thënë Imer Ademi.
Sokoli këtë sezon ishte trajner dhe te FC Prishtina vetëm pas dy ndeshjeve si trajner.