Drejtori sportiv i Flamurtarit: Ne jemi fitues ndaj Serbisë, ne nuk jemi si ata!

Drejtori sportiv i Flamurtarit: Ne jemi fitues ndaj Serbisë, ne nuk jemi si ata!

Lajmi per futbollistin serb nga Graçanica, Ilija Iviç, i cili luan me Flamurtarit të Prishtinës ka tronditur jo vetëm sportdashësit kosovarë, por edhe ata ndërkombëtar.

Iviç ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19 që drejtohet nga Ramiz Krasniqi derisa mediat serbe janë tërbuar me vendimin e lojtarit për ta përfaqësuar Kosovën.

Pas vendimit për të luajtur me Kosovën, nëna e tij është larguar nga puna nga Komuna e Graçanicës.

Lidhur më çështjen në fjalë ka folur së fundmi edhe drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina.

“Ne nuk po ia cënojmë të drejtën askujt që të zhvillohet dhe të luajë futboll. Në këtë rast sikurse ne rastet e tjera, ne jemi fitues ndaj Serbisë. Shuplakën më të mëdha ia kanë dhënë serbëve Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Gjermanisë. Ne nuk jemi si komshijët tanë”, ka thënë Arbnor Morina.

Ilija Iviç është serb nga Graçanica dhe është lindur në vitin 2003. Ai luan si mbrojtës dhe konsiderohet si futbollist me shumë talent.

KOMENTE