(2L ONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi është takuar me udhëheqjen e organizatës studentore USPE e cila fushë-veprimtarinë e saj e ushtron në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prishtinë dhe Prizren.
Me këtë rast Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se Gjilani përditë e më shumë po përtërihet me figura të reja të cilët po lëvizin drejtë zgjerimit të profesionalizmit dhe zhvillimit të këtij regjioni për shkak të numrit të studentëve që po rriten dhe do të rriten edhe më shumë gjatë të ardhmes.
“Qyteti i Gjilanit ka bukurin e vërtet me praninë dhe me zhvillimin e rinisë. Numri i madh i studentëve është ai që këtë qytet i cili është qendër e regjionit edhe përtej kufijve po e zbukuron. Profesionalizmi është një element që kjo anë tashmë e ka traditë dhe po e zgjeron edhe më shumë. Ne nga këndi i institucioneve lokale, jemi të përkushtuar që vendin meritor ta kenë studentët e kësaj ane. Zhvillimi i shtetit të Kosovës dhe ecja e sigurt është mundësuar pikërisht nga studentët para dhe gjatë luftës e posaçërisht tani në këtë fazë të zhvillimit dhe integrimit të vendit”, ka thënë kryesuesja ndër të tjerash.
Selim Daku, kryetar i USPE-së në nivel vendi, ka informuar nga ana e tij kryesuesen e Kuvendit të Komunës me sukseset e arritura të organizatës, me ecjen e saj nëpër sfida por edhe për sfidat dhe problemet në përgjithësi të studentëve kosovar nëpër universitetet publike. Ai poashtu ka përmendur edhe aspektin e efikasitetit të kolegëve të tij student, gjatë studimeve dhe në angazhimet e tyre pos diplomime. Sikur që ka spikatur edhe nevojën e madhe për mbështetje nga institucionet lokale. /2L ONLINE/