Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga LDK, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka reaguar na lidhje me konkursin e hapur së fundmi në MKRS.
Sipas saj, “ish-ministri i PDK-së dhe i afërti i Kadri Veselit po shkel Kushtetutën me dy këmbë pasi ka hapur tash konkurs për pozita të rëndësishme”.
Ky është postimi i plotë:
Ish-ministri i PDK-së po e qet qesharak Kadri Veselin
Kujtim Gashi ra si ministër i MKRS, me dorëheqjen e kryeministrit. Me Kushtetutën tonë, bie secili ministër kur dorëhiqet kryeministri! Ish-ministri i PDK-së dhe i afërti i Kadri Veselit po shkel Kushtetutën me dy këmbë pasi ka hapur tash konkurs për pozita të rëndësishme në MKRS. Kjo tregon se sa i pasinqertë është kreu i PDK-së me antikorrupsionin e tij qesharak, kur ish-ministri i tij ende pa filluar zyrtarisht fushata, po i shkel ligjet e Kushtetutën, duke manipuluar me hapje konkursi në kohë fushate elektorale. Qeveria ka rënë dhe s’kanë të drejtë të marrin më vendime!