/2L ONLINE/ – Kanceri i gjirit prek sot mijëra gra në botë, pa e përjashtuar asKosovën. Për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit ndaj luftës kundër kancerit të gjirit, Shoqata e Onkologëve të Kosovës, gjatë këtij muaji do të mbajë ligjërata me gratë në terren.
Ciklin e ligjëratave, kjo shoqatë e ka hapur të marten në Gjilan, për të vazhduar edhe në qendrat tjera, gjatë ditëve të ardhshme.
Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal dhe njëherësh, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në këtë qytet, ka thënë se gratë kanë nevojë jo vetëm përligjërata të këtilla, por qoftë edhe për një këshillë të mirë, për të ngritur njohuritë e tyre mbi rrezikun që paraqet kjo sëmundje.
Ajo tha se numri i grave pjesëmarrëse, do të ishte më i madh, sikur ligjërata të mbahej të shtunën, ose jashtë orarit të punës, meqë në këtë kohë (ora 13:00), shumica e tyre janë nëpër vende pune.
Por, ajo premtoi se broshurat me këshilla për mbrojtje nga kanceri i gjirtit, do të shpërndahen në terren, tek çdo familje.
Përndryshe, Bunjaku-Rexhepi u shpreh e gatshme për të ndihmuar në organizimin edhe të ndonjë tryeze tjetër, nëse vlerësohet e nevojshme, me shpresë që gratë të mos preken kurrë nga kanceri i gjirit.
Kurse Nafije Latifi, themeluese e Qendrës kosovare për luftimin e kancerit të gjirit, ka thënë se qëllimi i këtyre ligjëratave është për t`i vetëdijesuar gratë se sëmundja e kancerit është në mesin tonë dhe kërcënon një numër të madh të tyre.
Ajo i ka porositur gratë në Gjilan që të bëjnë vetëkontroll të trupit dhe për çdo ndryshim qëvërejnë, të paqiten samë parë te mjeku, duke nënvizuar se zbulimi i sëmundjes në fazën e hershme, trajtohet me lehtë dhe kërkon më pak shpenzime.
Përndryshe, mjekët onkologë, në ligjëratat e tyre, kanë nënvizuar faktin se tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, si nevojë për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje vrasëse.
Sipas tyre, nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku rritet më tepër me shtimin e viteve të jetës.Zakonisht preken moshat mbi 50-vjeç, por një kancer, sipas tyre,mund të shfaqet edhe tek moshat fare të reja. /2L ONLINE/