(2L ONLINE) – Për nder të Festës së Flamurit, fëmijët e kopshtit “Anisa”, të shoqëruar nga edukatorët e tyre, kanë vizituar të enjten ambientet e Kuvendit Komunal, ku janë pritur nga kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Gjatë kohës së qëndrimit në hapësirat e Kuvendit Komunal, fëmijët kanë kënduar këngë si dhe recituar poezi për 28 Nëntorin dhe Flamurin shqiptar, si dhe kanë bërë foto me kryesuesen e Kuvendit, e cila i ka përgëzuar ata, me dëshirë që të jenë gjithmonë të lumtur.
“Liria e Kosovës u ka dhënë mundësi këtyre fëmijëve që të rriten, edukohen e arsimohen në kushte dhe rrethana shumë më të mira se paraardhësit e tyre, ndërsa të gjithë ne të rriturve nga ka thënë mundësi që të punojnë më shumë për këta fëmijë dhe brezin e ardhshëm”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi. /2L ONLINE/