Amabsadori i Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev tha se marrëdhëniet Kosovë-Bullgari janë shumë të mira dhe premtoi ndihmën e Bullgarisë për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori Bobev vlerësoi lart procesin e njohjeve të Kosovës dhe u shpreh pro anëtarsimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton RTK.
Kosova dhe Bullgaria nuk kanë probleme të hapura mes vete dhe marrëdhëniet mes të dyja shteteve janë shumë të mira, e vemçmas në aspektin politik. Kështu deklaroi Bobi Bobev, ambasadori i Bullgarisë në Kosovë për Radio Kosovën duke theksuar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Për këtë çështje ai parlajmëroi vizitën e shpejtë të ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku në Sofje.