Iniciativa ”Ta pastrojmë Kosovën” shpreh shqetësimin për tregtimin e bukës në qese plastike. Sipas tyre, pothuajse të gjitha furrat e bukës në Kosovë dhe dyqanet të cilat tregtojnë bukë shitjen e tyre e bëjnë me qese plastike.
Sipas kësaj inciative, qesja plastike ka element kancerogjene dhe aq më tepër kur paketohet bukë e nxehtë ose e ngrohtë dhe në temperatura të larta dhe të papërshtatshme për higjienën hidrosanitare, kjo qese plastike në kontakt me bukën, e kthen bukën në produkt të kontaminuar ose në një produkt e cila e kthen bukën në produkt kancerogjen për konsumatorin.
“ Janë një sërë elementësh përbërës të këtyre qeseve plastike që çlirohen nga avujt e bukës dhe një farë mënyre bëhet kontaminimi ose dhe rreziku i helmimit të bukës, kur pastaj më vonë transmetohet në shëndetin e konsumatorëve. Së shpejti do të fillojmë më një fushatë e cila ka për qëllim ndikimin tek institucionet përgjegjëse për nxjerrjen e një urdhërese administrative e cila do të oblikojë të gjitha furrat dhe dyqanet në të cilat shitet buka që të ndalohet përdorimi i qeseve plastike dhe buka të shitet në qese prej letre”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesëshëm dhe të e refuzojnë bukën me qese plastike.