Në takimin që patëm me bujqit sot, diskutuam mbi mangësitë dhe defektet në këtë sektor mjaft të rëndësishëm të ekonomisë rurale në vend.
Alokimi i granteve dhe subvencioneve me linja të mbështetjes partiake ishte një ndër shqetësimet e shumta të akumuluara ndër vite.
Shpresa e bujqëve është te qeveria në ardhje dhe hartimi i ligjit për rregullimin e tregut për produktet bujqësore, përmes të cilit shteti mbron fermerin.
Të pranishëm në takim ishin kandidatët për deputet Luan Aliu, Alban Hyseni dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, të cilët u zotuan se do të jenë zëri i bujqëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Do të fillojmë me futjen e çmimeve referente për një sërë produktesh bazike bujqësore, midis tyre edhe për grurin dhe qumështin, duke garantuar kështu stabilitet në treg.
Krejt bashkë, Drejt zhvillimit të vendit.
Vetëvendosje!
e sponsorizuar