Në mbledhjen e fundit të këshillit komunal u raportua mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të komunës së Bujanocit për periudhën Janar-Qershor.
Sa i përket këtij raporti u vlerësua se rezultati është i kënaqshëm dhe se rreth 97% e të hyrave në buxhetin komunal të Bujanocit janë realizuar.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se janë në fazën përfundimtare të realizimit të të gjitha mjeteve e parapara nga buxheti i Trupit koordinues rreth 117 milion dinarë sa janë të parapara për investime, shkruan Titulli.com.
Gjatë seancës së këshillit komunal u miratua edhe vendimi i përdorimit të fondit rezervë për rrethojën e shkollës fillore “Ali Bektashi” në fshatin Nesalcë si dhe disa projekteve tjera plotësuese që nuk janë paraparë me buxhetin komunal.
Veli Idrizi, anëtarë i këshillit komunal të Bujanocit theksoi se është për tu lavdëruar realizimi i buxhetit kur shihen shifrat 98.56 % e të hyrave dhe 92.2 %daljet.
BURIMI: Titulli.com