Mbrëmja e 25 dhjetorit e viti 2016 do të shënojë kthesën historike kur është në pyetje veprimi politik i shqiptarëve në komunë të Bujanocit. Ky ishte emërues i përbashkët i takimit të Këshillit Nismëtar të Alternativës për Nryshim në këtë komunë e cila u zyrtarizua edhe publikisht.
Holli i shtëpisë së kulturës ishte vendtakim i nismëtarëve të kësaj fryme të re politike, ndërsa atyre i’u bashkuan edhe shumë simpatizantë dhe anëtarë potencial, gjë kjo e cila kishte shtyrë organizatorët të ndrsyhojnë ambientet e mbajtjes së takimit nga salla e vogël e menduar fillimisht.
Intonimi i himnit kombëtar dhe nderimi i të rënëve shënuan fillimin e këtij tubimi për t’ua lënë rradhën zgjedhjes së grupit punues e më pas edhe fjalës përshëndetëse të kryetarit të APN-së në Preshevë, njëkohësisht dhe kryetarit të kësaj komune, Shqiprim Arifi.
“ Sikurse në Preshevë tashmë edhe Bujanoci po ecë rrugës së prosperitetit, rrugë kjo e cila karakterizohet, në rradhë të parë nga ndryshimi i mentalitetit politik. Ky mentalitet nënkupton edhe decentralizimin e plotë të funksionimit brenda një subjekti politik, që do të thotë se APN-të e Preshevës dhe Bujanocit do të posedojnë autonomi të plota të veprimit, ndrësa veprimi i tyre do të bashkërendohet kur është fjala për çështjet kombëtare “, tha ndër të tjera në fjalën e tij Shqiprim Arifi, transmeton Titulli.com
Kordinatori i Aletrantivës për Bujanocin, Arbër Pajaziti, në paraqitjen e tij para të pranishmëve u ndal tek nismat e sistemit shumpartiak dhe veprimi i UÇPMB-së duke shprehur njëkohësisht falenderime për gjeneratat që ishin bartëse të këtyre proceseve.
Duke folur për motivet e domosdoshmërisë së iniciativës për themelimin e APN-së në Bujanoc, Pajaziti u fokusua tek zhvillimet pas vitit 2002 e këndej.
“ Pas pak viteve miqtë ndërkombëtarë filluan të largohen, politikanët i kaploi uria e lakmia pas pushtetit, kurse të rinjtë u cilësuan si tepricë dhe të paditur.
Politika ditore shtriu rrënjët nëpër familje e shoqëri, përçarjet morën hov, ndërsa ishte rinia ajo që më së tepërmi i shijoi këto dukuri në lëkurën e saj.
Për pazaret e ngushta politike dhe për inatet klanore po nëpërkëmbej gjithçka. Nuk patën rëndësi më shifrat në Kuvendin Komunal. Qenë shqiptarët 30 apo mbi 21 nuk kishte fare vlerë. Me rëndësi ishte kush po i tregon muskujt.
Subjektet politike fjalën “ reformë “ e përdornin vetëm si retorikë, kurse për përgjegjësi nuk flitej dhe as që guxohej t’i kërkohej ndokujt “, tha Pajaziti.
Megjithë këtë situatë, sipas Pajazitit, falë guximit dhe energjisë së rinisë e cila po merr situatën në duart e veta tash e tutje priten ndryshime pozitive në Bujanoc.
“ Komuna e Preshevës ishte shndërruar në Bashkësi Lokale, por prilli i këtij viti bëri kthesën e madhe. Goditjet e bërë në Preshevë së shpejti do të nokautojnë edhe Bujanocin.
Të gjithë më e kanë kuptuar: përveç Alternativës në Preshevë dhe Aleternativës në Bujanoc nuk ka rrugë tjetër, ndërsa me Alternativën ditë të mira do të vijnë edhe në Medvegjë.
Nryshimi po vjen. Ky ndryshim rrënjët do t’i lëshoj shumë shpejt nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit me zgjedhjen e nëndegëve, kurse pranvera e hershme do të çel me Kuvendin tonë zgjedhor.
Andaj, bashkohuni përreth ndryshimit, bëhuni pjesë e historisë, zgjidhni më të mirët dhe bëhuni të zgjedhur “, tha ndër të tjera Pajaziti.
Më pas, në takim u paraqitën edhe anëtarët e Këshillit Nismëtar, forum ky i cili do të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve nëpër nëndegë si dhe Kuvendin Zgjedhor i cili do t’i zgjjedh organet e mandatuara partiake.
Agjenda e takimit të Këshillit Nismëtar të Alternativës për Bujanocit kishte filluar në orët e pasditës me përurimin e zyrave të këtij subjekti politik të cilat ndodhen në afërsi të ndërtesës së komunës së Bujanocit.
Lista me emrat e anëtarëve të Këshillit Nismëtar të APN-së-Bujanoc
ARBER PAJAZITI Prof. i gj. Let. shqipe Ternoc
Dr.MUHARREM SADIKU Dr spec Radiologjise Malesi
MUZAFER DESTANI MSC ing. Teknologjis ushqiomre Ternoc
NEDRETE ZAIRI Studente e fak. Mjeksise Ternoc
ILMI ALIU Laborant Ternoc
JETON LUTFIU Master i ekonomise Ternoc
FITIM ALITI Prof.Ed.Fizike Ternoc
Dr.ARIF JAHIU Dr. spec i Neuropsikiatris Bujanoc
FLORIM AGAJ Ekonimist Bujanoc
VENHARE DESTANI Juriste Bujanoc
RAMIL ALIU Master I Ekonomis Bujanoc
GENTIANA MEMETI Ekonomiste Bujanoc
MENDIM SOPI Jurist Bujanoc
ERDUAN FAZLIU Administrate publike Bujanoc
VJOLLCA ALIU Juriste Bujanoc
ABELANT ZAIRI Student Bujanoc
NAIM MUSLIU Prof.i Gj.Frenge Koncul
SELHAN HYSENI Mesues Llucan
EDMOND ISUFI Jurist Turi
IZET LIMANI Fizioterapeut Samolice
FISMIR JAHIU Ekonomist Letovice
ZUALE FETAHU Politologe Letovice
XHEJLANE JAKUPI Ekonomiste Nesalce
ERKAN JUSUFI Ekonomist Bilac
FIDAN HAJREDINI Historian Osllar
ALBULENA BEQIRI Ekonomiste Bujanoc
http://titulli.com/index.php?m=post&s=37278