Partia Republikane- dega në Bujanoc e udhëhequr nga Avdil Ramadanin, kryetar ka përshëndetur zgjedhjen e udhëheqësisë së re të komunës së Bujanocit, të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit, të këtij viti. “Koalicioni qeverisës, me kryetarin Shaip Kamberi, do të reflektoj pozitivisht, për një Bujanoc, stabil, përgjegjës dhe progresiv për të gjithë qytetarët e saj.Urojmë që Koalicioni qeverisës, të jetë një zë i arsyeshëm i qytetarëve, për një jetë më të mirë në këtë komunë shumënacionale”, thuhet në kumtesën e kryetarit të PR në Bujanoc, Avdil Ramadanit.
Partia Republikane kërkon nga pozita dhe opozita, të vihen në shërbim të realizimit të kërkesave legjitime të qytetarëve, të cilët me votën e tyre demokratike, ua dhanë besimit të zgjedhurve të tyre, për një Bujanoc, me një imazh më të mirë e me perspektivë evropiane, transmeton Titulli.com.