Flora Brovina ka bërë të ditur se si drejtuese e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me 17 korrik, Partia Demokratike e Kosovës, do ta ketë të drejtën për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila do ta drejtojë seancën konstituive të Kuvendit të 17 korrikut si deputetja më e vjetër, ka bërë me dije se mandatarin për kryeparlamentar do t’ia japë PDK-së, shkruan Zëri.
Sipas saj, procedurat janë të qarta dhe posti i kryeparlamentarit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, e që është PDK-ja.