E shtrirë përgjatë vijës kufitare që ndanë Republikën e Kosovës nga Serbia, Malësia e Bujanocit, e mbetur me pakë banorë rezident, po përjeton një izolim të paparë. Prania e forcave të shumta policore ushtarake e të xhandarmërisë serbe, kufizimet e lëvizjeve, infrastruktura e dobët dhe papunësia, janë disa nga faktorët që po e zbrazin këtë zonë, shkruan Titulli.com.
Breznica e Bujanocit, kufizohet me Karaçevën e Kamenicës, vija ndarëse ka ndikuar që kjo pjesë të jetë e populluar me pjesëtarë të shumtë të forcave të sigurisë, prezenca e të cilëve ngrit tensionet ndër banorët e këtushëm.
Jeton Nexhibi, banorë i këtij fshati thotë edhe pse nuk kanë munguar investimet e komunës së Bujanocit, megjithatë nevojat janë të mëdha.
“Një pjesë e mirë e banorëve të fshatit ka migruar në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, ata paraqesin edhe mbështetësit kryesorë të banorëve të këtushëm”, vlerëson Nazim Ajdini.
Hasan Hasani, shprehet se problemet e këtushme janë të shumta, ato nuk mund t`i zgjidhin banorët pa intervenimin e qeverive të dy shteteve, andaj banorët e Breznicës kanë një lutje.
Përmirësimi i kushteve të jetës, do të mundësonte kthimin e të shpërngulurve në Malësinë e Bujanocit e cila jo më larg se gjashtëmbëdhjetë vite më parë kishte më se tre mijë banorë shqiptarë./B
video: Titulli.com