Gjilan – (2LONLINE) – Duke iu referuar raportit javor të Policisë Rajonale të Gjilanit, vetëm për periudhën shtatëditore të fundit, në këtë rajon janë shënuar 53 incidente, ndërsa ka pasur 23 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për periudhën shtatëditore të fundit janë regjistruar edhe 27 aksidente trafiku, prej të cilave 10 me lëndime ndërsa 17 pa lëndime, por me dëme materiale, si dhe janë shqiptuar 757 tiketa gjobe, për ata që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Sipas Policisë veçanërisht gjatë muajve të verës kemi frekuentim të shtuar të njerëzve dhe veturave që hyjnë në Kosovë, bashkatdhetarët tanë që punojnë në botën e jashtme, të cilët vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet, andaj kujdesi, dhe sjellja konform normave ligjore jo vetëm se shpëtojnë jetën e njerëzve por njëkohësisht bënë të jemi pjesëmarrës aktivë në parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve çfarëdo çofshin ato. /2L ONLINE/