Duke iu referuar raportit për 24 orët e fundit, statistikave të përgjithshme, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente trafiku, prej tyre 18 janë me të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale, pa të lënduar.
Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 566 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 44 persona, 25 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.