Surdulli: Edhe atëherë kur kanë halle qytetarët, ne duhet të jemi pranë tyre

Surdulli: Edhe atëherë kur kanë halle qytetarët, ne duhet të jemi pranë tyre

Shefik Surdulli, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “atëherë kur qytetarët kanë halle, ne duhet të jemi pranë tyre”, dhe në këtë kontekst ka përmend një takim pune në komunë që ka pasur sot bashkë edhe me përfaqësues të një lagje urbane të qytetit, ata të rrugës “Metush Krasniqi”.

“Në takim me nënkryetarin Arbër Ismajli, ngritëm shqetësimin e banorëve të kësaj lagjeje për mungesën e kanalizimit të ujërave të zeza, si dhe të ujësjellësit, problem ky me të cilin prej vitesh përballën këta banorë”, ka thënë Surdulli, transmeton Portlai 2LONLINE.com.

Ai bëri të ditur se nga ana e tij, nënkryetari Ismajli premtoi angazhimin e tij për realizimin sa më parë të këtij projekti të infrastrukturës nëntokësore, me ç’rast e falënderuan për zotimin.

“Shpresojmë që më në fund të zgjidhet ky problem. Përndryshe, ne si përfaqësues të popullit në Kuvendin Komunal, kemi këtë obligim – detyrë, të angazhohemi dhe të kujdesemi për interesin e qytetarëve dhe atë publik”, ka theksuar Shefik Surdulli, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së.

KOMENTE