Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave, (nga data 17.07.2019 deri më 23.07.2019) në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 31 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1096 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 31 aksidente trafiku, nga të cilat 9 me lëndime në njerëz dhe 22 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 1096 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 35 incidente dhe janë arrestuar 24 persona.