Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 11 – 17 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale, ndaj dyzetegjashtë (46) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- tridhjetekatër (34) aktakuza, ndaj dyzet (40) personave,
- tridhjetetetë (38) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- dyzetekatër (44) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
- shtatë (7) ankesa,
- nëntë (9) persona të ndaluar,
- pesë (5) kërkesa për masa të sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj nëntë (9) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzetetetë (28) persona. /2LONLINE/