/2L ONLINE/ – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 66 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 21 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 27 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 27 aksidente trafiku nga të cilat 7 me lëndime në njerëz dhe 20 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 508 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/
fotoilustruese