Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 48 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 29 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 25 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 25 aksidente trafiku nga të cilat 8 me lëndime në njerëz dhe 17 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 764 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.
48 Incidente
29 Persona të arrestuar
8 Aksidente trafiku me lëndime
17 Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime
764 Tiketa
0 Aksidente me fatalitet
Hashani ka përmendur edhe një rast konkret të aksidenti të trafikut me lëndime që është regjistruar në Novobërdë.
Sipas tij, Policia e Kosovës stacioni policor në Novobërdë është njoftua lidhur me një aksident trafiku, nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur vozitësi duke drejtuar veturën Opel Vektra, me tabela 01, duke bërë tejkalim të pasigurt, godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore, ku ka kërkuar ndihmën e mjekut.
Gjatë hetimit të rrethanave të aksidentit është gjetut se rrjedhojë e aksidentit besohet të jetë edhe mungesa e përvojës në vozitje nga ana e vozitësit (pa patentë shofer).
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore