Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 58 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 21 me lëndime dhe 36 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Gërmovë të Vitisë.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /2LONLINE/