Të gjithë shkencëtarët pajtohen se boronica e kuqe parandalon sëmundjet e zemrës, ulçerën, infeksionet urinare dhe kancerin, duke mos lënë pa përmendur avantazhet e panumërta nga vitaminat, mineralet, antioksidantët dhe fitoushqyesit që përmban.
Lëngu i boronicës së kuqe është i famshëm për rolin që luan kundër infeksioneve të traktit urinar, sepse parandalon bakteret që zënë vend në fshikëzën e urinës dhe uretresë.
Antioksidantët dhe fito-ushqyesit që gjenden tek boronica e kuqe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut. Ky frut përmban substanca që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe formimin e kolesterolit të keq në zemër dhe enët e gjakut.
Studimet kanë treguar që boronica e kuqe është një frut që ofron mbrojtje nga kanceri, veçanërisht ai i gjirit sepse përmban antioksidantë të fuqishëm.
Fibra që gjendet tek boronica e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar, sepse tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20 % të dozës së rekomanduar ditore të fibrës.Një racion me boronica të kuqe jep edhe 24% të dozës ditore të vitaminës C dhe vitaminës E.
Kur janë të freskëta, boronicat e kuqe përmbajnë sasinë më të lartë të antioksidantëve. Në variantin e thatë, ato kanë më pak antioksidantë, dhe në variantin lëng, kanë shumë pak antioksidantë.
Kur të blini lëng boronice të kuqe sigurohuni që është lëng i plotë natyral dhe jo lëng me sheqer të shtuar. Mënyra më e mirë për të nxjerrë lëngun nga këto fruta është t’i shtrydhni vetë që të keni në kontroll vlerën e tyre.