(2L ONLINE) – Sot më 23 tetor ra borë e parë edhe në Gjilan! Kishte të tillë që u befasuan kur në mëngjes u ngritën nga gjumi dhe panë duke reshur boren e parë.
Por kishte edhe të tillë që kishin ndjekur me vëmendje prognozat e mbrëmshme për kohen në vijim dhe jo se u befasuan kushedi sa. Kishte të tillë që ju gëzuan kësaj bore. E sidomos fëmijët!
Por edhe të tillë që për shkaqe të ndryshme objektive nuk kishin mundur të siguronin akoma parakushtet për tejkalimin e ftohtit dimëror e ndoshta vështirë se do ja dilnin edhe në të ardhmen që të siguronin atë. Ka edhe familje e njerëz të tillë që nuk kanë as një çati të sigurt mbi kokë.
Bora e parë nuk arriti të krijojë kushedi çfarë shtrese, por priste personat e parë që guxonin të ballafaqoheshin me të e që nuk ishin të shumtë.
Kishte vetëm shkollarë e të tillë që shkonin për punë. Të tjerët ishin strukur nëpër shtëpitë e tyre dhe mendonin ditët në vijim! Dikujt që kishte parandjenjë se do vinte dimri dhe kishte blerë dru i kishin mbetur në rrugë sepse nuk kishte arritur të i barte dhe të i fuste mbrenda.
E kishte të tillë që akoma as që i kishte blerë e dikush as që ishte në gjendje ekonomike për të i blerë.
Sido qoftë ajo erdhi edhe këtë herë e bardhë dhe e ftohtë si herëve pa u mërzitur se a ishin njerëzit të gatshëm për këtë!
/2L ONLINE/ Xhelil ARIFI/