Bordi i Drejtorëve komunal në Viti, në mbledhjen e rregullt që u mbajt sot, pos pikave të ndryshme të parapara për këtë takim, ka diskutuar edhe për Draft Buxhetin komunal për vitin 2019-2021.
Me këtë rast janë paraqitur edhe kërkesat dhe nevojat që kanë drejtoritë.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka kërkuar nga drejtorët që të jenë të përkushtuar në përpilimin e kërkesave dhe nevojave që kanë ato, në mënyrë që të plotësohen ato kërkesa dhe të rishikohet për mundësi të rritjes së buxhetit nëpër drejtori.